ÇAST
Sa do të doja të ishe me mua,
Ndonëse nuk të flas e nuk ta them.
Sërish pa ndroje, pa frikë të të dua,
Zemra vuan, paqe nuk më gjen.
Matem të t’thërras t’i them dy llafe,
Të paktën, të të pyes si je, si të shkon.
Në mijëra copash shpirtin ma plase,
Shkatërrimtar i dashurisë sonë.
Heshtje, asgjë nuk pepëtinë,
Muza, pena, malli dhe vargu.
Muzika në sfond, më heq vetminë,
Shuan melankolinë, ndizet meraku.
Fjalët thyejnë gurët në thërrime,
Madje, melhem plage bëhen ndonjëherë.
Shpeshherë them : lëri këto mendime,
Përqafo jetën, si lulja tokën në pranverë.