Sunday, June 1, 2025
HomeNewsKëta janë 22-vjeçari dhe çifti i dyshuar për grabitje në shtëpinë e...

Këta janë 22-vjeçari dhe çifti i dyshuar për grabitje në shtëpinë e 81-vjeçarit në Gjilan

Vjedhjet e grabitjet brenda shtëpive po u shkaktojnë pasiguri e humbje të mëdha qytetarëve të vendit.

Rastet më të shpeshta ndodhin kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje, periudhë kjo që shfrytëzohet nga hajnat. Por ka edhe të atillë që pa iu trembur syri depërtojnë nëpër shtëpi edhe kur familjet ndodhen aty.

Me një rast të tillë dhe mjaft të frikshëm ishte përballur në korrikin e këtij viti një 81-vjeçar nga Gjilani.

Gjashtë muaj më pas lidhur më këtë rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i tretë.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ai është Admir Rasimi, 22 vjeçar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES

Most Popular