Sunday, December 22, 2024
HomeNewsIsh-deputeti pas raportimeve për arrestimin e babait për dhunim: Jam t’u u...

Ish-deputeti pas raportimeve për arrestimin e babait për dhunim: Jam t’u u ni tepër keq

Janë arrestuar dy persona si të dyshuar për dhunimin e një 23 vjeçares në Pejës. Siç u raportua në media njëri nga të arrestuarit është babai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.

Lidhur me rastin ka folur  vetë ish-deputeti Berisha, i cili tha se nuk ka ende informacione se çfarë ka ndodhur dhe s’ka pasur kontakt me babanë e tij sot.

“Jam duke ardhë rrugës, për qatë rastin që po flitet. Nuk kam qasje kontakt te baba hala, jam rrugës t’u shku. Nuk e di. Jam t’u shku, edhe pa shku me vërtetu nuk e di. Ju betohem që asnjë informacion nuk e kam. Kam qenë në Zvicër në udhëtim zyrtar, parmbramë jam kthy, mbramë kam folë me to [babanë], ka qenë gjithçka në rregull. Jam t’u u ni tepër keq, iu lus për mirëkuptim se nuk e di çka ka ndodhë”, tha Berisha për Sinjalin.

Përpos Shaban Berishës, në pranga ka rënë dhe Ismet Gogaj, pasi dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të dhunimit, duke keqpërdorur seksualisht 23-vjeçaren, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se me urdhër të prokurorit është sekuestruar edhe vetura që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për kryerjen e veprës penale.

Po ashtu, është siguruar edhe vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Gogaj dhe Berisha janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tyre pritet të merren masa ligjore.

RELATED ARTICLES

Most Popular