Në ujërat e lumit Buna në Shkodër sot aksidentalisht ka rënë aksidentalisht një kosovar nga Mitrovica.
Sipas raportit të Policisë së Shtetit, kosovari me inicialet H.S (65 vjeç) ishte duke peshkuar në bregun e lumit dhe sipas informacioneve të para, ai ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.
Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.