Një person në Pejë nga dje është në kërkim të Policisë së Kosovës për shkak se e ka goditur me vetyrë qëllimisht një punëtor në një pompë të derivateve.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari e ka goditur me veturë punëtorin për shkak të një mosmarrëveshje verbale.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori./Klankosova.tv