Instituti Hidrometerologjik i Kosovës parashikon që sot në vendin tonë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.
Sipas IHMK, temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.