Sunday, December 22, 2024
HomeNewsNegociatat nisën pas mbërritjes së Drejtorit të Burgut/ Vrasja në Peqin, Sokol...

Negociatat nisën pas mbërritjes së Drejtorit të Burgut/ Vrasja në Peqin, Sokol Mjacaj bëri rezistencë dhe nuk pranoi të dorëzohej

Mësohet dinamika e ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri, Arben Lleshin në qelinë e këtij të fundit duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa një plumb në këmbë mori edhe Indrit Shaqja, i cili ishte në të njëjtën qeli me viktimën.

Mjacaj pasi  është larguar nga zona e ajrosjes, ka shkuar në drejtim të qelisë së Arben Lleshit, e ka thirrur në emër dhe më pas ka qëlluar me 3 plumba nga dritarja e derës së qelisë.

Ngjarja  dyshohet se është i mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë për hakmarrje.

Pas krimit  të rëndë Mjacaj tentoi të marrë peng disa persona, por në momentin që plani nuk i ka ecur është vetëizoluar në qeli, duke bërë rezistencë.

Pas mbërritjes së Drejtorit të Burgut, kanë nisur negociatat për dorëzim. Në  momentin që ai ka marrë siguri për jetën ka hedhur armën, e cila ishte futur nga jashtë dhe në këtë moment policia e ka neutralizuar  dhe i ka vënë prangat.

Ndërkohë për armën, ka dy pista se si ajo mund të ketë rënë në dorë të autorit, ose me dron nga ajri, ose nga kuzhina.

Pas ngjarjes, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja urdhëroi kalimin e burgjeve në të gjithë vendin në nivelin më të lartë të sigurisë dhe në një deklaratë për mediat ai sqaroi, se ky urdhër për shkak të ngjarjes u përshpejtua, por normalisht jepet çdo vit në periudhën e festave.

Ai siguroi familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë, se situata është në kontroll dhe bëri me dije se ngjarjes asnjë pjesëtar stafi nuk është ndjerë i rrezikuar.

Sipas ministrit, Sokol Mjacaj ishte vendosur në regjimin “41biss” për shkak të ngjarjeve që lidhen me të.

panorama.al

RELATED ARTICLES

Most Popular