Friday, October 18, 2024
HomeNewsNjë i vdekur e dy të lënduar në një aksident në Zajm...

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në Zajm të Klinës

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut sot në orën 17 e 17 minuta në Zajm të Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për RTK-në se njëri nga personat e lënduar është dërguar për trajtim në Prishtinë.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në Zajm të Klinës. Tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Gashi tha se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i një personi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

RELATED ARTICLES

Most Popular