Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Fushë-Kosovës është raportuar e zhdukur.< /strong>
Sipas raportit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia të hënën e kësaj jave dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Ndërkohë që rasti është raportuar në Polici të enjten.
“Fushë-Kosovë / 11.12.2023 – 20:00. Më 14.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.