Sunday, December 22, 2024
HomeNewsArrestohet tmerri i grave të Rahovecit, sulmonte fizikisht për motive të panjohura

Arrestohet tmerri i grave të Rahovecit, sulmonte fizikisht për motive të panjohura

Të martën është arrestuar një person në rrugën ‘Xhelal Hajda’ në Rahovec, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht tri gra, për motive akoma të panjohura. Këto incidente kanë ndodhur në periudha kohore të ndryshme, derisa tek dje Policia arriti ta kap të dyshuarin.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Vedat Rexha, 38-vjeçar.

I njëjti po dyshohet se ka sulmuar viktimat, duke bërë kështu që të ndërhyjnë edhe kalimtarët e rastit të cilët u kanë dalë në ndihmë grave.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

RELATED ARTICLES

Most Popular