Sunday, December 22, 2024
HomeNewsKëto dokumente nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen

Këto dokumente nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen

Organizata qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, e cila ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka vazhduar fushatën vetëdijesues për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

Sipas njoftimit të Integrimit Evropian të Kosovës, pasaporta duhet të jetë biometrike dhe e vlefshme të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.

Këto janë dokumentet të cilat nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen:

Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen – për detaje linku: https://bit.ly/3REqB6M );

Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit;

Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni;

Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbërt;

Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare (për detaje linku: https://bit.ly/3tfgNqz ).

Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare: https://integrimievropian.rks-gov.net/…/pyetje-te…

RELATED ARTICLES

Most Popular