Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, dyshohet se para dy ditëve është dhunuar në Pejë.
Për këtë sot nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, një nga të arrestuarit që dyshohet se e dhunoi vajzën me probleme mendore, është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.
Deri te arrestimi i tij e edhe të dyshuarit tjetër sipas Prokurorisë erdhi pas një punë intensive hetimore.
Sipas zëdhënësit të kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, viktima i është nënshtruar edhe ekzaminimit mjekësore ku është vërtetuar se e njëjta është dhunuar.