Një person është arrestuar nën dyshimin për rrahje të një gruaje në Rahovec.
Si pasojë e plagëve të marr, viktima është detyruar të pranojë tretman mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, raporton Arbresh.info.
” Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 12.12.2023 – 15:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bënë të ditur policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.