Pa kaluar as dy javë nga nata kritike ku Liridona Ademaj u vra, familja e Shaban Murselit ka marr një telefonat të çuditshme gjatë së shtunës.Një person i panjohur deri në atë moment, që ishte paraqitur si përfaqësues i një shoqate bamirësie nga Mali i Zi, i kishte njoftuar ata se kanë mbledhur janë mbledhur pese mijë dollarë për dy femijet që humbën, e babai i tyre po dyshohet si organizator i rastit.Por që të hollat të dergohen në familje, personi nga Mali I ZI, pati një kërkes.Në tërë ketë bised prezent ishte edhe babi i të akuzuarit të tretë për përfshirjen për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokallaj, Saliu.Për televizionin Dukagjini, ai ka treguar se si ranë pre e mashtrimit.
Baba i Kushtrim Kokallajt, Sali Kokallaj ka theksuar se “Tha duhet menjëherë me i pagu 280 euro në Western Union, se pa i pagu ato paret nuk dalin. Mi dha 280 euro Shabani, shkova i pagova. Shkova në Bankë, ku pat me i qit paret, i tregova që kështu më ka thënë njani, jo tha s’ka kurgjo.”
I njëjti, ishte prezantuar si Rinard Gjonbalaj, përfaqësues i një shoqate humanitare nga Plava e Malit të Zi.Televizioni, në numrin e njëjtë me të cilin Gjonbalaj kishte komunikuar me familjarët, ka komunikuar me të, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë rast. /Personi që e ka thirr : “ Unë: T’njëjtit kanë thenë se ju I keni telefonuar dhe ju keni thenë se janë mbledhur disa të holla për dy fëmijet jetim….Riard:….Apsulutisht nuk ka të bëjë kurgja… unë as nuk I njoh as nuk kom të bëjë asgjë oj e nderuar me atë rast,……Gjonbalaj, edhe më herët është përmendur si i dyshuar për mashtrime të ngajshme, duke u paraqitur si përfaqësues i bankave të ndryshime komerciale të vendit, e viktimë e tij kishin qenë shumë persona.
Me rastin, tashmë ka filluar të merret policia, pas denoncimit të bërë në Gjakovë.Zëdhënësi i Policisë-Gjakovë, Sheremet Elezi ka thënë se “Sot ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se një personit i kishte dërguar një shumë parash me mendimin se do të përdoreshin për bamirësi. Më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciaur rast “Mashtrim”. Rasti është duke u hetuar”.Gjonbalaj, siç ishte raportuar vitin e kaluar, kishte shfrytëzuar identetet të ndyrshme, duke u paraqitur edhe si Nardi Krasniqi, përfaqësues i një bankeje komerciale të vendit, e përmes rrjeteve sociale, kishte arritur të vidhte të dhënat personale dhe ato bankare të shumë kosovarëve.