Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt me 29 nëntor, shkruan Periskopi.
Në lidhje me rastin si të dyshuar janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i Liridones, Naim Murseli, si i dyshuar për organizmin e vrasjes së gruas së tij.
Sot Gjykata ka njofuar se të dyshuarit të katërt në lidhje me këtë rast i është caktuar masa e paraburgimit.
Tutje në njoftmin e Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se Naim Murseli dyshohet se e ka ble armën në ditën e vrasjes.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në vendim.
“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatën e gjykatës.