Sunday, June 1, 2025
HomeNewsMot i vranët, temperaturat maksimale sot arrijnë në 8 gradë

Mot i vranët, temperaturat maksimale sot arrijnë në 8 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 8 gradë ajo maksimale, shkruan Zeri.info.

Po ashtu, IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave moti do të jetë i ndryshueshëm dhe ky ndryshim do të fillojë nga dita e enjte.

Më poshtë ju sjellim motin për pesë ditë, përfshirë edhe ditën e sotme:

Parashikimi i motit për pesë ditë (11-15 dhjetor 2023)

Java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike, por ndryshimet fillojnë nga dita e enjte.

E hënë – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E martë – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta. Nëpër lugina dhe në vende me lartësi parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /Zëri

RELATED ARTICLES

Most Popular