TI PO IKËN
Ti po ikën kryelartë edhe krenar
E kujton se do të ndjek unë duke qarë ?
Tek mendon se do të lus
të kthehesh pas?
Jo moj zemër!
T’i kam fal, ato ç’ka dhashë.
Mbaji si kujtim të dashurisë.
Kur të strukesh ti në krahët e vetmisë.
Mirë më njeh,
Jam si ti dhe mos më keq.
As nuk lutem, as nuk falem
si për dreq.
Se ndryshoj natyrën time
për askënd.
Dhe pse ikja më lëndon
tek unë s’ke vend.