Metamorfozë e shpirtit
Po më tret ngadalë,
Amanet që po më shplak
Dhe zemrën ma godet,
Turravrap ndjej
Të nisem si e marrë,
Të mbledh gurë kujtimesh
Që shndrisin ar,
E rropamë
Po më marrin zvarrë,
Se aty lashë
Shami e nuses,
Të hedhur mjelmë
Mbi Mat,
Tek kujtoj,paqtë
Derdh pikëllimin
E kujtimeve që lash,
Bllok ëndrrash hermetike
Kyçur në sirtar,
Fëmijëri e derdhur mbi valë
Më mbyt një mall,
Aty ku
Adriatiku ish det
I dashnorëve të saj,
Trekëndëshi
Që tri kulme ma bëri zemrën majë,
Balatori pallat që mblodhi
Çdo djalë,
Lulishtja
Që fiksoi ndë foto
Çdo detaj,
Pallati Nr3,8,Lagja Nr 2
Dashuria ime e parë,
Për të bukurin Laç
Jo s’kam turp të qaj
Valbona Kolaveri-S’KAM TURP TË QAJ
RELATED ARTICLES