Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë që është i kënaqur me performancën e Shqipërisë në Kampionat Evropian, por jo edhe me rezultatin.
“Sigurisht që me gjithë këto tri ndeshje besoj që në fund jam i lumtur nga performanca që e kemi treguar dhe që kemi reaguar mbas ndeshjes së parë me Italinë që nuk kemi lujtë mirë, edhe kishim ndoshta shumë emocione brenda lojës, dhe si ndeshja e parë e shumë lojtarëve pasi kemi lojtarë të rinj”, ka thënë Gjimshiti për EURO SHOË të Klan Kosovës.
Por në fund besoj që mund të them që jemi të lumtur nga performanca jo nga rezultati. Sigurisht që sot, ehe sot besoj që kishte diçka më shumë në fushë për të marrë, dhe këto janë gjëra që do të na ndihmojnë në vazhdimësi”.
Ai pret që nga këto ndeshje lojtarët të fitojnë përvojë dhe të rriten, sidomos në përballje me kombëtare të mëdha si Spanja e Italia.