Ka nisur sot Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.
Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale, pasi mposhti sllovenen, Kaja Kajzer.
Xhudistja kosovare e fitoi këtë përballje me Ippon në kohën shtesë.
Kujtojmë se ky Kampionat Evropian është duke u mbajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.