Ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Gllogjan të Deçanit pasi është liruar nga Haga.
Nasim Haradinaj është liruar nga ana e Gjykatës Speciale, transmeton lajmi.net. Lirimi i tij është bërë me vendim të presidentes së Dhomave të Specializuara, Katarina Trendafilova.
‘’Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHK), gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, më 12 dhjetor 2023, vendosi të ndryshojë dënimin e z. Nasim Haradinaj për të parashikuar lirimin e tij më 14 dhjetor 2023 ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të vazhdojnë të vlejnë për kohëzgjatjen e dënimit të shqiptuar nga Kolegji i Gjykatës së Apelit, përkatësisht për pjesën e mbetur të dënimit prej katër vitesh e tre muajsh’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se për të marrë vendimin e saj, Presidentja u konsultua me gjyqtarët e kolegjeve të dënimit siç parashikohet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në Rregull 196(3) të Rregullores së Punës dhe Provave, si dhe seancën gojore që ajo e zhvilloi me z. Haradinaj. Përveç kësaj, dhe siç është përcaktuar në vendimin e saj të mëparshëm të datës 12 tetor 2023 për zbutjen, modifikimin ose ndryshimin e dënimit të z. Haradinaj, Presidentja shqyrtoi një raport të dorëzuar nga Sekretarja për sjelljen e z. Haradinaj në objektet e paraburgimit