Artistja e njohur Shkurte Fejza është e ftuar nderi për të kënduar në koncertin festiv i cili do të mbahet të premtën më 15 dhjetor duke filluar nga ora 16:00 në sheshin “Skenderbej” në Kukës, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fejza, përmes llogarisë së saj sociale, gjersa ka shkruar…
Po shkoj në Kukës me plot vullnet në shenjë falenderimi për mikëpritjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm në ditët ma të vështira të popullit tonë”.
Postimi i i plotë:
Festojmë sebashku në Kukës në qytetin e bujarisë shqiptare. Po shkoj në Kukës me plot vullnet në shenjë falenderimi për mikëpritjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm në ditët ma të vështira të popullit tonë.