Sunday, December 22, 2024
HomeCultureLiteratureValbona Kolaveri-UNË S'JAM MË E NJËJTA

Valbona Kolaveri-UNË S’JAM MË E NJËJTA

Unë,
S’jam më e njëjta,
As dje s’ishte si më parë,
Me kohën
Kohët i rrëshqas,
Endem kohësh
Por kohë më nuk ka mbetur,
Rrekem të shkel kohë
Por koha më ka shkelur

Unë
S’jam më e njëjta,
Kohësh,
Koha akrepat lëviz si sahat,
Vite dritë
Më bëhet se kam ecur,
Se kohët
Janë pa kohë
Por kohë më nuk ka,
Vërtitem nëpër to
Diçka nga unë t’ketë mbetur

Unë,
S’jam më e njëjta,
Me kohët bisedoj më kot,
E djeshmja iku
S’kthehet më,
Kur kohët ti kthej pas
Në kohë,
S’di në cilën kohë
Unë veten të gjej

Unë,
S’jam më e njëjta,
Kohësh udhëtova
Por kohë udhës nuk u gjet

RELATED ARTICLES

Most Popular