Kryetrimat s’do mungojnë kurrë
M’lindi nëna për atdhe
Më thërisnin Skënderbe
Trojet shqipe ideal
Me i pa t’lira, pa barbar.
Se k’jo tokë s’pranon çiban
I shporrim me degë e rranjë
Se kjo tokë trima ka le
Gati t’vdesin si me le.
N’vendin tim erdha strateg
Në mes trimash lirinë kam gjet
Hasëm rrugës edhe tradhtarë
Mbi ta dolëm fitimtar.
Kryeheroi foli nga varri
Një mesazh bota të mari
Gjithmonë Shqipja trima ka le
Nuk ka lind veç SKËNDERBE!
Që nga shtatë e mbi shtatëďhjetë
Për atdhe i falin jetë
Nuk durojnë t’jetojnë n’rrobëri
S’bashku trojet në liri.
Si dikur, do ketë tradhëtar
Të shitur edhe zagar
Nuk mjaftohemi vetëm me i kor
Me gjithë rrënjë kemi me i shporr
Shqipja jonë ka lind herronjë
Që të shqyejnë dhe veç me thonjë
Kryetrimat s’do mungojnë kurrë
Zot atdheut, jetojnë n’flamur!