N’kopertinë veç emrin kam
Kur ke mall për mua
Më kerko mes vargjesh
Aty gjallëroj
Ligjëroj në libra
E n’kopertinë veç emrin kam.
mua me ke mes rreshatav
aty ku i bashkoj shkronjat
e i hedhë në letër
aty ku bashkoj lumenj dashurie,
Aty rrëz malesh
te krojet e fshatit
ndër mrize te lendina
aty ku pushojnë bagëtitë
Ndër vargjet e mia.
Mu aty tek hija e rrapit plak
aty në breg lumi
ku rriten qeparizat
Në dasma lirie.
Aty ku hedhin valle trimat
në betejë luftimesh
Aty thurrin këngë lavdie
Dhe mbetën n’histori.
Pran votrës te oxhaku
Gjyshi plak me plis
Dredhë n’letër duhanin
Tregon për vatannin.
Pra aty me ke
Duke t’kënduar ty
O atëdheu im
Këngë më të mira
se si bere histori.