Ndeshja dramatike përfundoi në një fitore të mysafirëve me rezultat 4:2, shkruan lajmi.net.
Mysafirët morën epërsinë në pjesën e parë, pavarësisht dominimit të Barcelonës.
Artem Dovbyk shënoi për 1:0, por goli i Robert Lewandowskit riktheu në lojë vendasit.
Girona megjithatë nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë.
Kësaj radhe heroi ishte ish-futbollisti i Real Madridit, Miguel Gutierrez.
Barcelona pati mbi 20 goditje në portë, por nuk arriti të kalojë Gironan.
Valery në minutën e 80-të arrit ta rrisë epërsinë në 3:1.
Ilkay Gundogan i dha shpresë blaugranëve, duke shënuar pakë para përfundimit të ndeshjes.
Por, ishte Stuani ai i cili i dha fund dilemës së fituesit në minutën e fundit të shtesë.
Pas xhiros së 16-të, Girona ka rimarrë kreun si e vetme me 41 pikë, dy më shumë se Real Madridi, ndërsa Barcelona është në të katërtin me 34 sosh, aq sa ka edhe Atletico Madridi në të tretin.