Monday, March 4, 2024
HomeSportsCR7's hotel turns into a shelter for earthquake survivors in Morocco

CR7’s hotel turns into a shelter for earthquake survivors in Morocco

Maroku u godit të premten nga një tërmet shumë i madh.

Si pasojë raportohet se kanë vdekur mbi 2 mijë persona e mijëra të tjerë mbetën të lënduar.

Shumë nga njerëzit mbetën edhe pa kulm mbi kokë.

E për t’iu dal në ndihmë atyre, u aktivizua edhe Cristiano Ronaldo.

CR7, vendosi që hotelin e tij në Marakesh, “Pestana CR7 Marrakech” ta kthejë në strehë për të mbijetuarit e tërmetit.

Lidhur me këtë ka folur edhe një turiste spanjolle, shkruan Marca përcjell Klankosova.tv

“Tani kemi arritur të marrim hotelin e Cristiano Ronaldos, i cili është në periferi, për të na dhënë një dhomë. Ne jemi duke pritur, kemi fjetur gjithë natën në rrugë dhe në shtatë të mëngjesit na kanë thënë se po, mund të akomodohemi. Ne jemi në një holl shumë njerëz të kombësive të ndryshme, duke pritur të shohim nëse mund të marrim një dhomë, por të gjithë kemi fjetur në rrugë”, tha ajo.

Advertisement

Hoteli i fituesit të pesëfishtë të “Topit të artë” është vlerësuar me katër yje, pak më poshtë luksit dhe përfshin një pishinë të hapur, palestër, restorant dhe tarracë.

RELATED ARTICLES

Most Popular